Nëna me lot në sy: E çova për qejf, më erdhi me arkivol. S’dua gjakmarrje

Remzije Garunja, nëna e 19-vjeçares Lusinda që mbeti viktimë e një aksidenti rrugor, në një intervistë për “Shqipëria Live”, thotë se e bija kishte dalë me shoqet për të festuar, por i’u kthye me arkivol.

“Nuk mendoja kurrë që do ta merrte këtë vendim Gjykata. Na e vrau për herë të dytë vajzën. Dënim qesharak. Ne i kemi falur për gjakmarrje. Edhe babai i Zhenetës tha në gjykatë se na i vratë vajzat për herë të dytë.

Çdo vajzë ka qejf me dalë, më jetu jetën. I kam rritur me halle e telashe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam punuar 24 orë me u bërë qejfin vajzave, mos me i çu viktima. Por njerëzit gjykojnë pse i lëmë fëmijët të dalin, çdo vajzë, 19 vjeçe ka qejf me jetu. Nuk ka një muaj që kam filluar me dalë. E çova për qejf, jo me ardhur në arkivol të ftohtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?