Nënë e bijë 5 ditë të vd*kura në banesë! Zbulohet shkaku i tragjedisë në familjen Vangjeli

Nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli u gjetën të pajeta në banesën e tyre në lagjen 17 në Korçë. Tragjedia e madhe ka ndodhur në qytetin e Korçës. Dyshimet janë që nënë e bijë kanë ndërruar jetë prej 5 ditësh, kur kanë humbur kontaktet me familjarët.

Ornela, 54-vjeçe mund të ketë pësuar atak kardiak, ndërsa nëna Eleni, 75-vjeçe e cila ishte e paralizuar, ka ndërruar jetë pas saj. Edhe në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.

54-vjeçarja ishte me profesion mësuese në Vithkuq, dhe vëllai që jetonte në Greqi ka ardhur në banesë dhe i ka gjetur në banesë të vdekura pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për hapjen e derës.

SHKARKO APP