Nënë e bijë marrin me qera një lokal, prostituojnë të dyja

Policia e Kukësit ka arrestuar dy femra, nënë e bijë, të cilat akuzohen për “ushtrim prostitucioni” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Të arrestuarat janë D.C, 41 vjeçe dhe vajza e saj me inicialet A.C, 20 vjeçe.

Sipas policisë, ato kishin marrë një ambient me qera dhe e përdornin për ushtrim prostitucioni.

Policia e Kukësit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe për një 36-­vjeçare, e cila punonte si prostitutë bashkë me nënë e bijë.

SHKARKO APP