Nënë Tereza në sytë e fëmijëve (FOTO)
Fëmijët e Shtëpisë së Foshnjes “Hannah dhe Rozafa” janë njohur me vlerat dhe kontributin e Nënë Terezës për të varfërit dhe fëmijët. Të vegjlit sot në 3 vjetorin e shenjtërimit të saj kanë pikturuar me duart e tyre dhe ngjyrosur imazhin e saj.
Duke publikuar foto nga pikturat e këtyre fëmijëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu sjell edhe një shprehje të Shën Terezës: “E dimë mirë se ajo që po bëjmë nuk është më shumë se një pikë uji në oqean. E megjithatë, nëse pika e ujit nuk do ishte aty, oqeanit do i mungonte diçka”.
“Në 3 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës “Hannah dhe Rozafa” kanë mësuar dhe janë njohur me dashurinë dhe përkushtimin e pakufi të Nënës Terezës për fëmijët dhe familjet në nevojë”, tha Manastirliu. “Me duart e vogla dhe me dashuri të madhe, të vegjlit e Shtëpisë së Foshnjës kanë punuar ikonën e paqes Nënë Tereza”, shprehet ministrja Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

