Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani: Jam e virgjër!
Anisa Kostani, emri i nënkomisares mund t’ju tingëllojë mjaft i njohur pasi u pezullua nga detyra dy muaj më parë pasi fyeu gazetarët, që sipas saj janë të degjeneruar.
Masa e pezullimit u mor nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagra ku quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë “do përfundoni nën rrota”.
Por një muaj më parë Kostani u ritkhye sërish në detyrën qe ajo ka mbajtur para se ndaj saj të merrej masa e pezullimit.
Kjo vëmendje e ka bërë nënkomisaren edhe më aktive në rrjete sociale ku herë pas here bën edhe bashkëbisedim me ndjekësit.
Së fundmi Nënkomisaren e kanë pyetur “A je e virgjër?”.
Përgjigja ka qenë ajo që ka marrë më shumë vëmendje.
“Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”, shkruan Anisa Kostani/infokosova/.
Në të vertetë nënkomisarja me aktivizimin e saj në rrjetet sociale dhe me telashet që kishte me drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit, është bërë tashmë personazh publik.