Nënkryetari i AMA-s: Paketa antishpifje shpikje e qeverisë

Në një intervistë në flashin informativ të orës 15:30 në Ora News nënkryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive  Sami Neza shprehet se paketa antishpifje  është e panevojshme dhe për më tepër vetëm shpikje e qeverisë sonë që nuk ka lidhje me asnjë vend tjetër perëndimor apo europian “

“Ky projektligj nuk ka asnje lidhje me asnjë lloj ligji , është përvojë e qeverisë tonë . Nuk kemi një rekomandim nga BE për mediat në përgjithësi por vetëm për mediat audiovizive , nuk prek kontentin për mediat e shkruara pra online , ka vetëm një moment që e prek kur përmbajtja e mediave online është e qenësishme në video” .

Neza shton se kjo këmbëngulje e qeverisë nuk është hasur kurrë më parë për asnje lloj ligji.

“Këmbëngulja e qeverisë për të kaluar Ligjin Për Mediat nuk është hasur kurrë më parë as në media as në politike. Ky ligj është i panevojshëm , projekti i ligjit nuk është se parashikon ndonjë gjë , nëse flasim për bollëkun e mediave onlinë është problem administrativ nuk ka nevojë për përballje ligjore” .

Ai nënvizon problemet duhen permirësuar nga vetë shoqatat mediatike, ose me gjoba nga administrata. por nuk mund të rregullohet nga ligji që parashikon qeveria .

Për më tepër z.Neza thekson se nuk ka ligj që është bërë nga vendet perëndimore që te cenojë kontentin e mediave te shkruara .

SHKARKO APP