Nënkryetari i LRI: ‘Reforma’ alla Rama

Klevi Pojana, nënkryetari i LRI, me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me protestën e të rinjve të PD dhe të LSI ditën e sotme përpara Ministrisë së Brendshme.

Pojana thotë se  në Shqipëri tashmë sundon paligjshmëria, teksa ka shtuar se për pushtetarët shërben reforma “Alla Rama”.

Postimi i Klevi Pojanës:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria jonë është kthyer në një republikë ku sundimi i ligjit ja ka lënë vendin sundimit të paligjshmërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushtetuta dhe ligjet zbatohen vetëm mbi qytetarët e thjeshtë ndërsa për pushtetarët shërben ‘Reforma’ alla Rama.

Ne jemi të vendosur dhe të bindur se politika në këto tre dekada ka shumë kusure por askush më parë, nuk i ka rrënuar ekonomikisht dhe shpirtërisht shqiptarët si ‘Rilindja’.

Të bashkuar ne mund të arrijmë të prodhojmë një sistem ndryshe, ku në themel dhe qendër të gjithçkaje qëndron qytetari.

Me vizion, me besim, me guxim unë jam i sigurt se të rinjtë mundet të ndryshojnë këtë realitet të hidhur dhe të rrëzojnë në mënyrë përfundimtare modelin Rama dhe ti japin jetë një politike të re”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?