Nënkryetari i LRI-së, Pojana me të rinjtë në Kamëz: Trinomi i LSI-së është arsim cilësor-punësim dinjtoz-përfaqësim real
Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana është takuar bashkë me kryetaren Floida Kërpaçi me të rinjtë në Kamëz, ku thekson përmes një postimi në facebook, se trinomi i LSI-së është arsim cilësor, punësim dinjitoz dhe përfaqësim real. Sipas tij, 25 prilli do të jetë një referendum.
Psotim i plotë
Ne duhet të ndalim emigrimin e rinisë shqiptare! Shpopullimi i vendit është krimi më i madh që Rilindja i ka bërë Shqipërisë! ARSIM CILËSOR – PUNËSIM DINJITOZ – PËRFAQËSIM REAL Ky është trinomi që LSI ka në thelb të vizionit për të ardhmen! #25Prilli do të jetë REFERENDUM! Kjo është betejë për 30 vitet e ardhshme!