Nënkryetari i PD, Boçi: Vijojmë protestat, do të shtrihen në të gjithë vendin

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë  se protesta e opozitës që është zhvilluar ditën e sotme ia ka arritur qëllimin dhe ka përmbushur pritshmëritë e demokratëve.

”Ju e patë nga entuziazmi i njerëzve dhe tani në takimet e fundit që po bëjmë dhe në atë që ishte në Bulevard, unë them se ia arriti qëllimit. Jemi në stinë protestash, zgjedhore. Do të ecim me zgjedhje dhe protesta”,-tha Boçi.

Nga ana tjetër, Boçi u shpreh se do të vazhdojnë protestat, të cilat ka thënë që do të shtrihen në të gjithë vendin. ”Protesta quhet e përfunduar dhe e thashë që ka lënë të hapur dhe vazhdimin e protestave të formave të ndryshme. Do të vazhdojnë protestat në të gjithë vendin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?