Nënkryetari i PD-së flet për gjyqin mbi vulën, Luçiano Boçi: Çështje nul dhe një stisje e Ramës

Nënkryetari dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, flet për gjyqin e 3 marsit për vulën e Partisë Demokratike, për të cilën u shpreh se nuk mund të diskutohet një çështje që nuk duhet të ekzistojë juridikisht. Ai tha se e gjithë kjo është e stisur nga fillimi deri në fund dhe se sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një nul. I pyetur nëse vula i mbetet Bashës dhe Alibeajt, Boçi tha se nuk flet me supozime, por për realitetin politik.

”Situata në PD është e qetë, ashtu siç ka qenë. Këtu nuk ka një çështje juridike për tu trajtuar sepse kjo është nul. Në rastin konkret ndryshimet duhet të regjistrohen dhe të futen në partinë politike. Kemi një stisje të një pale ankimuese të palës në apel. Opozita nuk ka në fokus zgjedhjet lokale, është e përqendruar tek çështja e vulës. Autori i stisjes i kësaj situate madje i shtyrë dhe tani në 3 mars është Rama për të larguar vëmendjen e publiku nga situata.

Nuk ka ngjarje juridike është nul dhe nuk pritet ndonjë vendim. Rama duke arritur të korruptojë ndërkombëtarët ka korruptuar dhe këtë. Vendimi mund të jetë shtyrje, rikthim në gjykim dhe ne nuk mund të diskutojmë një çështje që s’duhet të ekzistojë juridikisht, sepse është stisur nga fillimi deri në fund. Nuk mund të diskutojmë mbi baza alogjike. Ku ka interes publik këtu, Rama ka shkelur çdo interes publik”,-tha Boçi në ”MCN TV”.

SHKARKO APP