Nënkryetari i PD së vulës për rezolutën për Kosovën: Rithemelimi dhe PS, dakordësi për të mos thënë asgjë

Nënkryetari i Partisë Demokratike së vulës, Kreshnik Çollaku reagon i zhgënjyer për projekt rezolutën e përbashkët për të dënuar sulmin në Veri të Kosovës që pritet të votohet nesër në Kuvend. Sipas tij në rezolutë nuk janë trajtuar disa çështje të rëndësishme.

“Kosova në rezolutën e saj aq ka mundur të thotë. Pozicioni i Kosovës aq i brishtë ndërkombtarisht aq i ka lejuar të thotë. Por Shqiperia, e njohur ndërkombëtarisht, në çdo institucion ndërkombëtar dhe të sigurisë, anëtare e OKB-së, e Nato-s duhet të buçiste për Kosovën e në mbrojtje të Kosovës”, shkruan Çollaku.

Sipas tij, Kuvendi Shqipërisë nuk ka zë për Njohjen Reciproke mes Serbisë e Kosovës si elementi kyç i paqes në Ballkan dhe se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka zë për armatimet ushtarake ruse që furnizohet Serbia.

“Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të heshtë, pasi ‘Rithemelimi’ dhe PS kanë dakordësuar për të mos thënë agjë. Sot si deputet i Kuvendit ndihem i turpëruar për këtë “Aleancë të Heshtjes” në dëm të Kosovës dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan”, shkruan Çollaku.

SHKARKO APP