Nënkryetari Mazniku: Shkollat e ndërtuara nga Bashkia Tiranë 100 euro më lirë se ato të bëra nga BE
Shkollat e ndërtuara nga Bashkia e Tiranës këto 8 vite kushtojnë më pak se sa ato të ndërtuara nga Bashkimi Europian në vendin tonë. Duke folur në emisionin “Opinion”, Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku bëri publike llogaritjet se sa ka kushtuar një shkollë në kryeqytet, ku qartazi bie në sy një vlerë më e ulët se ato të bëra nga ndërkombëtarët.
“Këto janë shkollat të cilat ka bërë Bashkia. Shkollat ndërtohen sipas volumit për metra katror nuk maten sipas nxënësve sepse nxënësit ndërrojnë sipas një normative.
Normativa është 8 metra katror për nxënës, që do të thotë me kosto metri katror 51 mijë lek, kosto për metër katror 48 mijë lek, kosto për metër katror kopshti Gurë 48, 774, kopshti Pajan 39, Peza e vogël 49, Mangulli 48, mesatarja është 47.98.
Pra kjo është kostoja mesatare 450 euro metri katror. Me gjithë ngrohje, janë me gjithë ngrohje. Tani shkollat janë me ngrohje. Pyesni një ndërtues këdo të doni nëqoftëse ka njeri që mund të ndërtojë një objekt për metër katror më pak se 410-420 euro metri katror, ose nuk ka vënë hekur ose nuk ka vënë beton ose ka vjedhur një gjë se nuk është e mundur.
Meqë përmendët BE, këto janë shkollat që ka bërë BE në Shqipëri se ka një procedurë tjetër. Janë në proces, janë tenderuar, janë prokuruar dhe kosto e prokurimit për metër katror mesatrja 59 267, që do të thotë kosto e tyre për metër katror është më e shtrenjtë të paktën 100 euro metri katror më shtrenjtë”, tha Mazniku.