Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho: Djegia e mandateve hap rrugën për zgjedhje të lira

Vendimi i grupit parlamentar të LSI është mbështetur dhe nga përfaqësues të rëndësishëm të kësaj force politike. Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho shprehet në një reagim në rrejtët sociale se djegia e mandateve është një vendim që duhet mbështetur. Ajo shton se ky hap i opozitës çel rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Mbështetje te plote vendimmarrjes se grupit parlamentar te LSI për djegien e mandate dhe hapjen rruge për zgjedhje lira dhe ndershme qe te kemi qeveri legjitime te dale nga vullneti i popullit, nje drejtesi te pakapur, nje shtet ne sherbim te qytetareve dhe jo te oligarkeve.

Sot te gjithe duhet te jemi nje ze me vullnetin e qytetareve. Opozita ka detyre vetem ta zbatoje kaq”,- shprehet Erisa Xhixho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?