Nënkryetarja e LSI Korçë: Qyteti po përballet me nivel të lartë të papunësisë te gratë dhe të rinjtë
Nënkryetarja e LSI në Korçë, Suela Dinellari, shprehet se Korça po përballet me nivelin më të lartë të papunësisë, sidomos te gratë dhe të rinjtë.
Në një postim në facebook deklaron se ka ardhur koha për politika që stimulojnë punësimin e gruas dhe të rinisë.
Postimi i plotë në Facebook:
Rritja e nivelit të papunësisë tregues kryesor i politikave të këqija ekonomike për rajonin e Korçës
Një nga faktet kryesore të politikave të keqija shtetërore, që kanë ndikuar në uljen e rendimentit të ekonomisë dhe rritjen e inflacionit dhe korrupsionit institucional është niveli i lartë i papunësisë në rajonin e Korçës, por edhe në gjithë Shqipërinë.
Të dhënat nga INSTAT për tre mujorin e tretë të këtij viti; në krahasim me tre mujorët e shkuar dhe të viteve të mëparshme flasin për:
➡️ rritje të nivelit të përgjithshëme të papunësisë
➡️ rritje të nivelit të papunesisë për gratë
➡️ rritje të fashos së individëve dhe të të rinjve të dekurajuar
Kjo situatë, bëhet edhe më e prekshme për rajonin e Korçës; kur:
➡️ mungojnë politikat dhe programet afatgjata të punësimit të të rinjve profesionistë në fusha të ndryshme
➡️ mbyllen aktivitetet private të bizneseve
➡️ orientohen në mënyrë të njëanshme kualifikimet profesionale për turizëm dhe hoteleri
➡️ dhe nuk subvencionohen të orientuarit në bujqësi dhe blegtori
Pushteti qeveritar dhe ai lokal; përmes autoritarizmit dhe legjitimimit të tij ka uzurpuar të gjitha orientimet ekonomike të rajonit duke:
➡️ shfrytëzuar në mënyrë oligarkike burimet natyrore
➡️ shfrytëzuar në mënyrë oligarkike pronat publike për interesa personale
➡️ ruajtur në nivele minimale mirëqënien ekonomike përmes taksimit të lartë të shërbimeve përkundrejt pagave minimale.
Kjo ka prodhuar nga ana tjetër demotivim të të rinjve për tu punësuar, keq orientim të tregut të punes drejt plotësimit të interesave të oligarkëve dhe ka larguar forcën puntore dhe mentale të rajonit.
Eshte koha për një fillim të ri; ku çdo individ jo vetëm të jetë përfitues i politikave social-ekonomike të qeverisjes por edhe të ndikoje në përmirësimin e tyre.