Nënpunësi i Presidencës i përfshirë në spiunazh? Tedi Blushi: Raporti i SHISH si revista e sigurimit të shtetit

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar për lajmin e përfshirjes së një nënpunësi të këtij institucioni në veprimtari të paligjshme, si ai i spiunazhit. Blushi e konsideron lajm të rremë një informacion të tillë, dhe përmes një postimi në Facebook, ai e cilëson materialin e SHISH të bazuar në një revistë të sigurimit të shtetit. ”Të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët dhe tradhëtarët e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar”,-shkruan Bushi.

Postimi i plotë

Nuk ka asgjë të vërtetë në përmbajtjen e një “fake news” që prej disa javësh riqarkullohet në media, për gjoja nënkuptimin e përfshirjes së një nëpunësi të Institucionit të Presidentit të Republikës në veprimtari të paligjshme, gjoja sipas një raporti të SHISH, që është veçse një material promovues propagandistik për aktivitetin e tij, ku nuk përmendet kurrkund Presidenca dhe që ngjason me Revistën e Sigurimit të Shtetit “Në shërbim të popullit”.

Sqarojmë opinionin publik se përpjekja e gazetarit E.Q për të ngritur një tymnajë mbi Institucionin e Presidentit të Republikës dhe vijimi i konsumimit të pretendimeve të ngjashme nga portalet më karagjoze në vend dhe më në mbrojtje të aferës së inceneratorëve, dëshmojnë për një mungesë të theksuar profesionalizmi dhe një tendencë bajate dashakeqe për disa klikime më shumë.

Të gjithë shqiptarët e dinë se ku punojnë spiunët dhe tradhëtarët e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar!

SHKARKO APP