Nënshkruhet marrëveshja me Katarin për rindërtimin e 2 shkollave të dëmtuar nga tërmeti

Një tjetër ndihmë vjen në adresë të Shqipërisë përsa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj firmosi një marrëveshje granti me Katarin për ndërtimin e dy shkollave dhe kopshtit e çerdhes 42 përmes një investimi 5 mln dollarë.

“Marrëveshja që nënshkruajmë sot konsiston në një kontribut në vlerë 5 mln dollarë nga qeveria e Katarit të destinuara për rindërtimin e 2 shkollave dhe 1 kopshti në Bashkinë e Tiranës. Shkolla 9-vjeçare Lasgush Poradeci dhe asaj 15 shtatorit në Pezë të madhe, çerdhes dhe kopshtit nr.42. Të gjitha shkollat që investohen nga buxheti i shtetit do të mbyllen brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Kemi 34 zona të reja për ndërtim ndërkohë që 7 projekte janë në vijim. Programi i granteve për dëmet e lehta dhe të mesme është drejt përfundimit. Presim në fillim të tetorit hapjen e themeleve të ndërtimit të pallateve në zonat e dëmtuara. Ky proces është shembull në kohë. Në emër të qeverisë shqiptare ju falenderoj” – u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj tha se aktualisht janë 290 mln euro grante në projekte specifike të detajuara dhe të negociuara me donatorët.

Në cerenonië e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

SHKARKO APP