Nënshkruhet marrëveshja/Shkëlqim Hajdari: Mallrat që nuk eksportohen në BE, do dërgohen në Kosovë dhe Maqedoni

Prodhimet shqiptare të mbetura stok për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe që nuk mund të dërgohen në vendet e tjera, do të eksportohen në Kosovë dhe Maqedoni.
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbimet tregtare me këto dy vende duke marrë masat për të mos lejuar krijimin e stoqeve të mallrave.
Kryeinspektori i Republikës, Shkëlqim Hajdari se kjo masë do të ndihmojë bizneset shqiptare dhe ato të Kosovës që të mos kenë probleme me tregtimin e mallrave.
Në doganën e Morinës, Hajdari tha se pikat doganore do të punojnë më funksion të plotë për të ndihmuar bizneset në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe anasjelltas.

“Prodhimet e fermerëve të Fierit dhe Lushnjës nuk do prishen. Kompanite e Kosovës dhe të shqiptareve te Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga nesër, do të tërheqin te gjithë sasinë që është krijuar në Shqipëri, si pasoje e bllokimit te tregut te BE”, shprehet Hajdari në një postim në Facebook.

YouTube player

SHKARKO APP