Nëntori është i Teatrit

Nga: Neritan Liçaj

E dimë se çfarë doni të bëni! E dimë që e keni litarin në fyt! Ti kryebashkiak lali dhe ti kryeministër i rraskapitur me citjane!

Jemi ne me të fuqishëm se ju dhe këtë e dini. Do vini? Bujrum po ju presim dhe ne dhe Unaza e Re. Në çdo orë ditën dhe natën, me policë të policisë private të ministrit tuaj prej Lleshi që vijnë natën dhe na qajnë hallin gjoja për të na vënë në “gjumë”. Nuk flemë ne ore! Mos u gënjeni nga fotot edhe qyfyret e facebook.

Ne jemi zgjuar, të fortë, vigjilentë, me shumë aleatë gati t’i përgjigjemi çdo tallavaje që do servirni ju në netët tuaja të thartuara nga pluhurat “ideologjikë”.

Nëntori është i Tiranës, i Teatrit, i Shqipërisë, jo i juaji mor gjakshprishur. Mirëse të vini! Përgjigjen do t’a merrni sic e meritoni nga të gjithë! Tirana, Shqipëria, artistët, qytetarët dhe opozita! Shqiptare në Shqiptarë!

SHKARKO APP