Neritan Ceka: Iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën
Neritan Ceka pranon se fenomeni i shit-blerjes së votave është i përhapur në Shqipëri. I ftuar në emisionin ”Provokacija”, Ceka megjithatë shton se çdo popull meriton qeverinë që ka, ndërsa mallkon me shprehjen ”iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën, janë pjesë e një populli që nuk meriton demokraci”.
”Çdo popull ka qeverinë që meriton. Ne kemi qenë bashkë në lëvizjen e dhjetorit ku vumë në rrezik jetën, familjen, karrierën dhe jetuam për një popull që shet votën, por mallkim dhe iu thaftë dora atij që shet dhe blen votën, janë pjesë e një populli që nuk meriton demokraci. O është mallkim nga Zoti o nuk na i ka fajin njeri. Të huajt e shohin këtë si një mëkat gjenetik të shqiptarëve”.
Shit-blerja e votës është një ndër arsyet e djegies së mandateve nga opozita. Faktet u publikuan edhe nga ”Zëri i Amerikës” pak ditë më parë, në një investigim, ku përfshiheshin zyrtarë të lartë socialist, në disa qytete, si: Durrës, Kavajë, Peshkopi dhe Lezhë.
KOHA JONË SONDAZH

