Neritan Liçaj flet për stadiumin e ri: Më duket si xhezvet e Gjirokastrës

Aktori i njohur i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj ka qenë i ftuar në emisionin “Ëhy Not” në RTV Ora. Përveç çështjes së teatrit ai ka folur edhe për stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”. Mesa duket aktorit nuk i ka përlqyer fare dhe e quan atë si një xhezve e Gjirokastrës prej bronxhi.

Roza Lati: Si do ta quaje ti Stadiumin e ri kombëtar në Tiranë?

Neritan Liçaj: E di si më duket mua ai më atë bishtin? Më duket si xhezvet e Gjirokastrës prej bronxi që kishin gjyshet tona në Shqipëri, të betohem. Më tha im bir “ o ba ky qenka si transformesat e mi kur kam qenë i vogël”, e ke parasysh janë ato kukullat. Duket si supermerkato, ishte stadium olimpik, ishte i veçantë dhe shumë i bukur. Tani ka zhdukur dhe pistën olimpike vetëm për të fituar disa metra katrorë që të bëjë disa dyqane, domethënë kemi një kryeministër shitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Why Not - Të ftuar Megi Doçi, dhe Neritan Liçaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?