Neritan Liçaj me zërin e ngjirur: U përpoqën të na vrasin shpresën

Me zërin e ngjirur, por i fuqishëm për të vazhduar kauzën, aktori Neritan Liçaj tha se pushteti që rrëzoi Teatrin Kombëtar tentoi të vrasë shpresën. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës së tyre.

Neritan Liçaj: Pjesa ime e mirë mbetet e lirë dhe ka fituar mbi ato. Unë thërras në këtë akuzë të gjithë shqiptarët, gjithçka që ka mbetur e mirë shqiptare, të fluturojmë lart dhe gjarpërinjtë ti përplasim në shkëmb dhe ne të meritojmë emrin bijtë e shqipes.  U përpoqën të na vrasin shpresën. Por shpresa nuk vritet. Mendoj se kjo dritë shprese mua më ka mbajtur mbi dy vite atje. U përpoqën të vrasin artin. Pse? Sepse arti forcon dy muskuj. Është muskuli i patriotit që të bën të jesh kuq e zi.

Kjo protesta për teatrin ka qenë si një qiri që ndezi shumë protesta qytetare në Shqipëri. Teatri u kthye në tempull.

SHKARKO APP