Neritan Sejamini: Deklarata e Ministrisë së Jashtme synon dobësimin e rolit të Yuri Kim

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pak ditë më parë bëri një deklaratë ku thuhej se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim, të cilës i mbaron mandati në dhjetor. Analisti Neritan Sejamini, thotë se kjo deklaratë është një shkelje e standarteve diplomatike dhe se MPEJ ka synuar dobësimin e rëndësisë dhe peshës së Kim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se nga ky moment dhe deri në largimin e saj, pesha e Kim te publiku shqiptar bie.

“Ambasadorja Kim mbaron mandatin e saj në fund të muajit dhjetor. SHBA kanë filluar procedurat për ta zëvendësuar atë. Pjesë e procedurës, është të pyesësh edhe nga vendi pritës, nëse është dakord me kandidaturën që ata kanë menduar.

Këtë informacion Ministria e Jashtme e ka. Gjithë kjo procedurë është konfidenciale. Këto janë shkëmbime mes vendeve dhe nuk tregohen. Përshembull nëse një vend pritës nuk e pranon një figurë, kjo nuk bëhet publike. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Kjo deklaratë në opinionit publik, ka impaktin që vlera e atyre që thotë Kim nga sot e deri kur të largohet bie. Pesha në publik është më e dobët. Shqipëria me deklaratën e vetë e ka bërë për të zbehur rëndësinë e aktivitetit publik të zonjës Kim, nga tani deri në momentin që ajo ikën. Pra për të dobësuar rolin e saj dhe rëndësinë publike. Kjo deklaratë ka për qëllim të zbehë peshën e fjalëve dhe qëndrimeve të saj”.

SHKARKO APP