“Nermin Vlora” formon degën në Bruksel
Takime në Vatikan për të mbështetur ardhjen e eshtrave të Donika Kastriotit në Shqipëri
Nga Zenepe Luka
(Kryetare e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”
Në vijim të veprimtarive që kanë startuar vitin e kaluar, që ishte vitit i 15 vjetorit, Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, vijon aktivitetet në shtete të ndryshme të Europës. Delegacion i Fondacionit,i përbërë nga Dëshira Subashi, Silvana Braçe dhe Vitore Stefa Leka, bën të mundur të realizojnë me sukses programin e parashikuar në disa qytete të Belgjikës dhe Italisë.
Vizita në Belgjikë
Me angazhimin e zonjës Bajame Hoxha, shkrimtare, aktiviste e Fondacionit, u bë e mundur një takim me gruan intelektuale shqiptare, si dhe u formua dega e Fondacionit me kryetare intelektualen shqiptare, pinjolle e një familjeje patriote znj. Selvie Panxha.
Prekës ishte fakti, që takimi u bë në ambientet e lokalit, që shërbente si qendër e grumbullimit të shqiptarëve, vlonjatit Besim Bedinit dhe bashkëshortes së tij Klementina Alushi Bedini. Në hyrje të lokalit qëndronte kokëlartë flamuri shqiptar. Emocione të veçanta ngjalli edhe bashkëbisedimi me zonjën Xhuliana Pervizi, që njihet me emrin Beba, bashkëshortja e Lek Pervizit, miq të vyer të Nermin Vlorës dhe Renco Falaschi. Në këtë mjedis u njohëm edhe me albumin përkujtimor për Skënderbeun, që z. Pervizi e sjell në këtë vit përkujtimor të kësaj figurë të rëndësishme të Kombit. Në mbrëmje delegacioni u bë pjesë e festës që organizonte Ambasada e Kosovës në qytetin Namyr disa kilometra larg Brukselit.

Në Ambasadën shqiptare në Romë
Ambasada dhuron një kopje të librave të Nermin Vlorës, ndërsa Fondacioni pasuron bibliotekën me botimet për gratë e shquara të Kombit. Aktivitetet startuan paraditen e 19 shkurtit me një takim në ambientet e Ambasadës së RSH në Romë. Përveç personelit të Ambasadës, ishte e pranishme edhe zonja Majlinda Dodaj, e ngarkuara me punë në Vatikan. Bashkëbisedimi pati në qendër rrugëtimin e Fondacionit si dhe mesazhet që përcjell libri “Testamenti i grave për gratë”.
Interes ngjalli diskutimi i zonjës Dëshira Subashi, e cila u ndal tek problemi që gratë që janë në funksione të rëndësishme përfshi edhe diplomatet, duhet të mbështesin gruan për karrierë. “Gjurmët e punës së tyre pas përfundimit të mandatit, do të maten se sa dhe si kanë mbështetur gruan për të bërë karrierë”, tha Dëshira Subashi.
Takim mbresëlënës në Vatikan
Na mbështesni për të sjellë Donika Katriotin në Shqipëri. T’a përmbushim këtë detyrim në vitin jubilar të Skënderbeut. Kjo ishte tema e diskutimit, që përbënte edhe kërkesën e Fondacionit me z. Dom David Gjugja, personalitet i rëndësishëm në Vatikan. E pranishme ishte edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Vatikanit zonj. Majlinda Dodaj. Presidente e Fondacionit dha një intervistë të gjatë në Radio-Vatikan në gjuhën shqipe, ku në qendër të bisedës ishte “Rrugëtimi 15 vjeçar i Fondacionit dhe mesazhet që përcjell libri “Testamenti i Grave për gratë”.
Gëzuar 10 vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!
Emocionuese ishte pjesëmarrja jonë në mbrëmjen festive, organizuar nga Ambasada e Kosovës në Romë me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku u bënë takime me deputetë e diplomatë të Shqipërisë e Kosovës. Vizita në institucione të rëndësishme kulturore në Bruksel dhe Romë, ishin pjesë e aktivitetit 5 ditor në këto dy shtete të Europës. Mëngjesin e 21 shkurtit delegacioni , u kthye në Shqipëri, për të pregatitur veprimtaritë, që do të bëhen me rastin e 8 marsit dhe në vijim udhëtimet në Zvicër dhe Gjermani. Po! Nermin Vlora nuk ndalet!
KOHA JONË SONDAZH

