”Nëse bëjmë zgjedhje të dielën fiton PS”, Basha-Ramës: Ke mbaruar, je në panik

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i PD-së, Lulzim Basha komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin të dielën, ato i fiton PS-ja. Për kryedemokratin, Rama është në panik dhe se opozita do të ketë fitore të thellë në zgjedhje.

”Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? Pse ky njeri që kontrollon buxhetin, paratë e pista donte të merrte edhe komisionerët e opoziës? Pse hodhi në erë paktin e shkruar në Rezidencën e Ambasadës Amerikane të përshëndetur nga ndërkombëtarët duke i mbyllur derën e nisjes së negociatave nëse i dilnin sondazhet në rregull? Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar, sa më shpejt që më mirë! Opozita do i fitojë thellë zgjedhjet dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?