Nëse është e vertetë drejtori duhet arrestuar

Në nje shkrim te lapsi sot del ,se nese ka ndodhur kjo qe do te lexoni me poshte, ai drejtor i OSHEE duhet arrestuar. Eshte e tmerrshme kur shikon se si jetojne keta njerez nen erresire dhe u kerkohet rryshfet!

Këto fotografi tregojnë varfërinë ku jeton Gëzim Ndoji, një invalid nga fshati Fan i Mirditës. Panorama shkruan se ky njeri nuk ka para të paguajë dritat dhe jeton në errësirë, së bashku me 3 fëmijët e mitur dhe bashkëshorten. Fatura ka arritur vlerën e 90 mijë lekëve, të papaguara. Të ardhurat e familjes së tij janë 10 mijë lekë, pension i invaliditetit. Gëzim Ndoji ka kryer dy operacione në zemër dhe nuk mund të bëjë asnjë punë. “Në mes të ftohtit të këtyre ditëve, ku temperaturat shënojnë nën zero, fëmijët struken në një cep të oxhakut të ngrohen me shkarpat e mbledhura prej tyre” shkruan Panorama.

Si të mos mjaftonte kjo situatë, drejtori i OSHEE-së në Mirditë i ka kërkuar para për të rilidhur dritat. Ryshfeti arrin vlerën e 30 mijë lekëve të rinj. Gëzim Ndoji ka dy zgjedhje, ose të paguajë 90 mijë lekët në shtet ose 30 mijë lekë për drejtorin e OSHEE-së. Por fëmijët e tij mbeten në errësirë dhe në të ftohtë, pasi invalidi nuk paguan dot as shtetin dhe as ryshfetin.

“Ka më shumë se 11 muaj që ne si familje jemi pa energji elektrike. Shkak është bërë se ne jemi debitorë ndaj OSHEEsë, në një vlerë prej 90 mijë lekësh të rinj. Unë nuk kisha mundësi për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe drejtori i OSHEE-së në Mirditë, madje me ka kërkuar 30 mijë lekë të rinj nën dorë për të më rilidhur energjinë. E vetmja e ardhur që kemi ne si familje është pensioni i invaliditetit, 10 mijë lekë. Me ato më duhet të jetoj dhe të mbaj tre fëmijët. Unë jam i operuar në zemër dy herë dhe nuk jam i aftë të kryej asnjë lloj pune. I bëj thirrje shtetit që të shikojë gjendjen se si jetoj bashkë me fëmijët, pasi askush nuk është interesuar. E vetmja kërkesë që unë kam, është të më lidhin energjinë elektrike në një llambë, të paktën për fëmijët”, u shpreh kryefamiljari Gëzim Ndoj.

SHKARKO APP