Nëse Gjykata do njohi Berishën, gazetarja tregon deputetët që do ti bashkohen kreut të PD-së

Kujt grup në PD Gjykata e Apelit do ti japë të drejtë?

Gazetarja Juela Meçani, thotë se disa deputetë të PD-së, kanë deklaruar se do t’i bashkohen grupit që do të marrë vulën dhe logon e PD-së, cilado qoftë ajo. Për të Dashnor Sula, Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha pritet t’i bashkohen Sali Berishës nëse gjykata merr vendimin për t’i dhënë atij PD-në zyrtare.

”Në të dyja rastet era do fryjë nga PD e Rithemelimit. Edhe nëse logoja dhe vula do t’i shkojë ankimuesve, akoma edhe më shumë njerëz do t’i bashkohen Sali Berishës dhe ekipit të tij. Edhe nëse vula do të shkojë aty ku i takon të jetë, aq më shumë njerëz do të ketë. Pjesa më e madhe, përfshirë Dashnor Sulën, zotin Lefter Gështenja, zotin Hoxha, të gjithë janë shprehur qartësisht, disa herë publikisht, që ne do të jemi në PD, kudoqoftë vula dhe logoja e saj”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca në Gjykatën e Apelit për Partinë Demokratike është shtyrë për të 5-tën herë, duke caktuar si datë të ardhshme 17 janarin e vitit tjetër, lidhur me ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e këtyre dy kuvendeve të regjistrohen bashkë. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi ka depozituar një kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?