“Nëse më kapin do vij”/ Prej 7 vitesh në kampin Al-Hol në Siri, Elona Shuli arrin të komunikojë me familjarët në Pogradec. Zbardhet biseda me kushërirën dhe tezen

Elona Shuli, e cila jeton më familjen e saj në një nga kampet më famëkeqe të njëra nga mbesat e familjes Shuli në Zagorcan të Pogradecit, ka arritur të komunikojë me një nga familjarët ditën e sotme.

Vajza ka komunikuar me anë të aplikacionit Whatsapp me kushërirën e saj më të cilën shkruhet se “Nëse me kapin do vij”, çka tregon dëshirën e saj për t’u kthyer në atdhe pranë gjyshërve të saj.

7 vite më parë Krenari djali i familjes Shuli së bashku me bashkëshorten dhe 3 vajzat (Elonën dhe 2 motrat e saj) u larguan drejt kampit Sirian. Ndërsa atje lindën dhe një djalë, ndërkohë që Elonën e martuan. Mësohet se nga kjo martesë Elona lindi një fëmijë. Prej 4 vitesh Krenar Shuli është vrarë, ndërsa bashkëshortja e tij, Adelina është zhdukur duke lënë jetim dhe në kushte të vështira 4 fëmijët e tyre në kampin Al-Hol në Siri dhe nipin.

Ndërkohë, Elona ka shkëmbyer mesazhe dhe me tezen e saj ditën kur ushtarët shqiptarë kanë qenë në kampin e Al-Hol-it. Pas këtyre mesazheve Elonën e kanë lëvizur në një tjetër çadër dhe për pasojë ajo nuk u gjet nga ekipet e shpëtimit. Pak ditë më parë gjyshërit e 5 fëmijëve apeluan në “News24’ për ndihmë
, ndërsa i bënë thirrje shtetit që t’i sjellë ata në Shqipëri. Kujtojmë se të martën 4 fëmijë dhe një grua u riatdhesuan nga kampi i Al-Holit në Shqipëri.
(BalkanWeb

SHKARKO APP