Nëse po kujdeseni për një person të infektuar me koronavirus, OBSH: Ja çfarë duhet të dini
Organizata Botërore e Shëndetit, ka listuar së fundmi disa këshilla që duhet t’i kenë parasysh personat që janë duke u kujdesur në shtëpi për njerëzit të dyshuar ose të konfirmuar me COVID-19.
Ja çfarë duhet të bëjnë ata:
✅ Sigurohuni që personat e sëmurë të pushojnë, pijnë shumë lëngje dhe hanë ushqim të shëndetshëm.
✅ Përdorni një maskë mjekësore kur jeni në të njëjtën dhomë me një person të sëmurë. Mos e prekni maskën ose fytyrën gjatë përdorimit dhe hidheni më pas.
Pastroni shpesh duart me sapun dhe ujë ose me dezifektant me bazë alkooli, veçanërisht:
pas çdo lloj kontakti me personin e sëmurë ose sendet e tyre
para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
para se të hani
pasi të keni përdorur tualetin
✅ Përdorni pjatat e dedikuara, gota, enë kuzhine, peshqirë dhe mbulesa shtrati për personin e sëmurë. Lani enët, gotat, enët e ngrënies, peshqirët ose mbulesat e krevateve të përdorura nga i sëmuri me detergjent dhe ujë.
✅ Identifikoni sipërfaqet e prekura shpesh nga personi i sëmurë dhe pastrojini dhe dezinfektojini ato çdo ditë.
✅ Telefononi urgjencën menjëherë nëse i sëmuri përkeqësohet ose ka vështirësi në frymëmarrje.