Nesër 24 orë mocion me debat për çështjen McGonigal në Kuvend. Alibeaj kohë të barabartë fjale me Ramën

24 orë do të vihen në dipozicion për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal, në seancën e parashikuar me 2 mars.

Çdo deputet do të ketë 10 minuta në dispozicion, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeleid Alibeaj, do të ketë kohë të barabartë fjale me kreun e qeverisë.

Në sallën e seancës plenare pritet të rikthehet Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit, të cilëve më 2 mars u ka përfunduar afati i përjashtimit për shkak të seancave të shkuara kaotike.

Në Kuvend do të mungojnë 4 deputetë, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që seancën e 16 shkurtit përfunduan deri në shkuljen e mikrofonit të foltores.

SHKARKO APP