Nesër dita e fundit e regjistrimit në kopshte dhe çerdhe, drejtoresha: Shërbim dhe në verë

Nesër është afati i fundit për prindërit për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhe dhe kopshte. Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Tiranë, Zhaneta Beqiri ka sqaruar se aplikimi do të vijojë nesër deri në orën 14:00 dhe më pas dokumentat e dorëzuara do të shqyrtohen për të nxjerrë edhe emrat e fëmijëve që do të frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet.

“Procesi i aplikimit do të vijojë deri nesër në orën 14:00. Në prezencë të një komisioni, të interesuarit janë paraqitur me dokumentacionin përkatës dhe nga një rezyme që kemi, fluksi nga viti në vit është në rritje. Dokumentacioni do dërgohet në Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve të premten dhe më pas do Komisioni do i shqyrtojë për të nxjerrë emrin e fëmijëve që do frekuentojmë çerdhet që do fillojë që në muajt e verës”, tha Beqiri për ”Report Tv”.

Ajo tha se numri i aplikimeve është shumë më i lartë se sa vendet bosh, duke bërë me dije edhe kategoritë prioritare. Janë fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijë të prindërve me nevoja të veçanta, fëmijë me status jetimi apo të prindërve me status jetimi dhe të prindërve që trajtohen me ndihmë ekonomike ata që do të marrin me prioritet këtë shërbim, ndërsa më pas grupimi tjetër janë fëmijët e prindërve që janë në marrëdhënie pune dhe këtu do shihen fëmijët e prindërve me pagën më të ulët.

SHKARKO APP