Nesër KAS vendos për votat në bashkinë e Kuçovës, Maliqi njofton tjetër kallëzim në SPAK
Pas kallëzimit për manipulimin e zgjedhjeve në bashkinë Kuçovë dhe akuzave për funksionarët e KZAZ-ve, Lefter Maliqi njofton tjetër kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme. Në një postim në Facebook thotë se “s’keni parë gjë akoma” duke shtuar se të hënën do të bëjë tjetër kallëzim për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Kuçovë.
“SPAK zgjohu! Tjetër kallëzim penal të Hënën! Krimi shtetëror dhe elektoral në Bashkinë Kuçovë i provuar me fakte të pamohueshme. S’keni parë gjë akoma! Komisionierë vëzhgues, numërues, operatorë, punonjës të administratës dhe Bashkisë etj., në shkelje flagrante. Çdo provë në KQZ, “Kolegj Zgjedhor” SPAK dhe organizmat ndërkombëtar”, shkruan Maliqi në Facebook.
Maliqi thotë se në kallëzim do të përfshihen edhe zyrtarë të lartë, drejtues të PS dhe të Bashkisë që pretendon se kanë shoqëruar votues me imponim duke kryer shpërdorim të detyrës.
“Kutitë e votimit u lanë në mëshirë të fatit në duart e krimit ku ngjitur me kutit ishte dera e qendrës së kulturës së Bashkisë me dere nga KZAZ ngjitur me kutite dhe me dalje në Shkollen e mesme etj etj etj. Skandal i vërtetë! Tjetërsim i votës, manipulim, vjedhje, abuzim. Çdo gjë do të zbardhet mediatikisht dhe ligjërisht. Hetim dhe ndëshkim! S’ka kthim pas! Bashkia Kuçovë e grabitur do ju kthehet banorëve!”– shkroi Maliqi.