Nesër mbahen zgjedhjet në Rrogozhinë, 55 objekte zgjedhore merren në mbrojtje nga policia

Në Rrogozhinë janë 55 objekte zgjedhore të cilat do të merren në ruajtje nga punonjësit e Policisë Rrogozhinë, me mbështetjen e Policisë Kavajë dhe Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe qetësisë, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Rrogozhinë, përsa i përket detyrave funksionale të Policisë, të cilat janë të parashikuara në ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Kodin Zgjedhor.

Në Rrogozhinë janë 55 objekte zgjedhore të cilat do të merren në ruajtje nga punonjësit e Policisë të Stacionit të Policisë Rrogozhinë, me mbështetjen e punonjësve të Policisë të Komisariatit Kavajë dhe të DVP Durrës.

Është bërë instruktazhi i të gjitha forcave të Policisë, që janë të ngarkuar me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor, në qytetin e Rrogozhinës.

Punonjësve të Policisë iu është kërkuar të tregojnë profesionalizëm e korrektësi në detyrat e përcaktuara në planin e masave përsa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore, zbatimit të Kodit Zgjedhor dhe të udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nesër, rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

Janë 54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.

SHKARKO APP