Nesër mbërrijnë dozat e AstraZenecat, Bino: Do të përdoren për të gjitha grupmoshat, vaksina efektive
Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka njoftuar se dozat që do të tërhiqen nesër të AstraZenecas, do të përdoren për të gjitha grupmoshat.
Bino ka siguruar që vaksina është e sigurtë dhe do të përdoret edhe për personat mbi 65 vjeç.
Bino: AstraZeneca do të përdoret për të gjitha moshat, si Pfizer. Kjo është kryer edhe nga vendet që morën një vendim që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç për shkak të të dhënave të paktë që kanë në dokumentin e vaksinës. Të dhënat nga Britania që e ka përdorur këtë vaksinë, tregojnë që është efektive dhe sigurt për tu përdorur mbi moshën 65 vjeç. Kjo është arsyeja pse komitetet i kanë tërhequr vendimet e marra dhe do të përdoren për të gjitha grupmoshat.