Nesër mbledhje e Këshillit Bashkiak dhe protestë
Nesër (30 prill) në orën 16:30 pritet të mblidhet këshilli bashkiak i Tiranës, por në të njëjtin orar Rithemelimi ka paralajmëruar të zhvillojë protestën e pestë përpara bashkisë ku kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt.
Nënkryetari opozitar i këshillit bashkiak, Dorian Teliti dorëzoi sot në bashki kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës. Duke pretenduar se ka abuzime me buxhetin, ata kërkojnë kryebashkiakun Veliaj të raportojë para këshillit bashkiak.
Protesta që në dukje nisi nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për transparencë mbi projektin e Teatrit të ri Kombëtar, zbuloi qëllimin e vërtetë me thirrjet për lirimin e Sali Berishës nga arresti në shtëpi për aferën Partizani.
Në të kanë marrë pjesë përfaqësues të Rithemelimit, të Partisë së Lirisë përfshi dhe vetë Ilir Metën, ndërsa deputetët janë përfshirë në përplasje me policinë teksa protestuesit kanë sulmuar godinën me bomba molotov.