Nesër mblidhet Asambleja e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

Protesta studentore vazhdon në disa fakultete, teksa Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë dy fakultetet më aktive në bojkot.

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë dalë në grevë pa afat deri në plotësimin e kërkesave të shpallura. Nesër do jenë pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë që do mblidhen për të diskutuar për qëndrimin mbi këtë situatë të jashtëzakonshme.

Asambleja e këtij fakulteti do mblidhet nesër në orën 10:00. Mbledhja do zhvillohet në sallën 324. Pritet që edhe ky fakultet të dalë zyrtarisht në grevë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?