Nesër mblidhet Këshilli për Rregulloren, diskutime për mandatin e Olta Xhaçkës
Ditën e mërkurë (19 tetor) në oren 14:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet për të diskutuar draftraportin ku opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres së Europës dhe punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.
”Diskutimi i draftraporteve për shqyrtimin e mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandates të deputetes Olta Xhaçka dhe të deputetëve të opozitës për kërkesën e tyre për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.
PD-ja akuzon se Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave. Po ashtu pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.