Nesër mblidhet kryesia e PD-së, takimi i parë pa Berishën
Aktualitet E Premte, 5 Janar 2024 21:50
Këtë të shtunë (6 janar) në selinë e Partisë Demokratike të Rithemelimit do të mblidhet kryesia, në orën 13:00. Kjo pritet të jetë mbledhja e parë pa prezencën fizike të Berishës dhe kjo pasi ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie. Sipas procedurave, mbikëqyrja policore parashikon shërbime të rregullta pranë banesës së Sali Berishës për të ndjekur respektimin e kësaj mase nga ana e tij.