Nesër mund të dilni vetëm 8 orë! Ja rregullat për këmbësorët, dyqanet dhe lëvizjen me makinë

Nesër do të keni vetëm tetë orë kohë për të lëvizur në këmbë nga 05:00 e mëngjesit deri në 13:00. Në këtë fashë orari do të jenë hapur të gjitha tregjet, dyqanet, furrat e bukës dhe farmacitë për t’u furnizuar më pas rikthehuni në shtëpi sipas rregullave (lexo ketu). Por kush mund të lëvizë me makinë? Nga ora 05:00-13:00, lejohen të qarkullojnë vetëm makinat që shkojnë dhe vijnë nga puna, brenda fashave të miratuara më parë deri në orën 08:00 të mëngjesit dhe kthimi në banesë brenda orës 13:00.

Pra, nga ora 05:00-13:00 nuk është qarkullim i lirë për të gjithë, por vetëm për makinat e autorizuara dhe punonjësit të cilët janë vetëdeklaruar online për udhëtimin për arsye pune apo të tjera, të cilëve u është konfirmuar nga policia. Kujdes duhet që të bëjnë të gjithë ata drejtues mjetesh të cilët konstatohen në shkelje, pra që nuk u është konfirmuar udhëtimi i tyre sipas vetëdeklarimit apo nuk janë të autorizuar për të lëvizur.

Nuk kanë kufizim orari mjetet që transportojnë produkte apo mallra ushqimore, delivery, produktet farmaceutike, policia e shtetit, forcat e armatosura, mjetet e emergjencave mjekësore e civile si dhe shërbimet kritike shtetërore. Pas orës 13:00 rikthehet karantina, ku përpos mbylljes së furrave të bukës, dyqaneve dhe farmacive, ndalohet qarkullimi i mjeteve, këmbësorëve, biçikletave, ciklomotorëve dhe motomjeteve, që nuk janë të autorizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?