Nesër NASA a deklaron se në Mars kanë gjetur ujë?

 

 

NASA ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme nesër në orën 15:00 me orën tonë. Zyrtarë të NASA­s kanë deklaruar se konferenca e nesërme do të paraqesë një zbulim historik. Nuk ka asnjë të dhënë se çfarë do të prezantohet nesër dhe kjo ka bërë që të rriten shumë spekulimet. Hamendjet me të shpeshta janë ato rreth gjetjes së ujit në planetin Mars. Në qendër të thashethemeve është Lujendra Ojha, e cila do të jetë pjesëmarrëse në konferencën e nesërme. Ojha në 2011 ka zbuluar “aksidentalisht” se në planetin Mars ka ujë. Gjithsesi duhet të pritet konferenca e nesërme për të marrë vesh konkretisht për çfarë bëhet fjalë.

Dhe nuk jemi te vetem ne Univers

SHKARKO APP