Nesër në gazetën “Koha Jone” lexoni: “Ben, ik nga PS !”. Nga Nikoll Lesi

Nesër në gazetën “Koha Jone” lexoni:”Ben, ik nga PS !”.

Nga Nikoll Lesi

Pjesë nga shkrimi që botohet nesër :

…..Nëse Blushi mendon se mund të rrëzojë “Rilindjen” që ka uzurpuar PS-në, sipas tij, pse nuk krijon PS-në e vertetë, atë të traditës historike? Nëse do të jesh në politikë dhe politika bëhet kryesisht në parlament, as në listën e rradhës nuk do të vendosë Edi Rama, gjithnjë nëse rri në PS-në e Ramës. Nëse mendon se socialistët nuk përfaqësohen me Rilindjen, atëhere jepu PS-në e tyre që kanë patur para ardhjes në krye të Edi Ramës.

Natyrisht që të krijosh një parti nuk ka nevojë vetëm për frymë antiRama apo dëshirë socialiste për një parti të tyre. Kërkon impenjim, organizim, vajtje-ardhje përditë nga jugu në veri e kryq e tërthor nëpër Shqipëri. Kërkon edhe para partia e re, do support financiar, pasi duhen zyra, makina, karburant për të lëvizur, flamuj, salla me qera , zyra, fletëpalosje, etj. Natyrisht mbi të gjitha kërkon besim. Një “ushtri” e tërë duhet të bëhet gati nëse është siç thotë Ben Blushi se ka mijëra socialistë të pa përfaqësuar në “Rilindjen” e Ramës. Duhet edhe të keni njërëz që t’i numërojnë votat në kutitë e partisë së re, pasi mund të motivosh njërëzit , por në darkë, natën e votimeve, votat t’i numëron PS-ja!….. (vazhdon shkrimi nesër)

SHKARKO APP