Nesër në “Koha Jonë”: A do hyjë në zgjedhje opozita me Ramën, kryeministër?
Në numrin e nesërm të gazetës “Koha Jone do të lexoni shkrimin kryesor: A do hyjë në zgjedhje opozita me Ramën, kryeministër?
Po botojmë një fragment nga shkrimi i nesërm:
Pyetja publike është: A do futet opozita në zgjedhje? Nëse do futet a do të pranojë që kryeministër në zgjedhje të vazhdojë të jetë Edi Rama apo e ka kusht të panegociueshëm se “me Edi Ramën nuk hyjmë në zgjedhje”? Nëse nuk pranojnë dhe nëse Rama nuk ikën, si do ta rrëzojnë? Me deklarata, me postime facebook-u apo me popull në rrugë që ta nxjerrë nga zyra kryeministrin e “krimit dhe mafies” siç bërtet përditë opozita?
Nëse opozita beson se mund të fitojë përballë Ramës kryeministër, i cili ka gjithë pushtetet, tani po merr edhe gjykatat, pasi përlau prokurorinë, atëhere ka probleme lidershipi opozitar. Opozita nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm përballjen e jo të mbledhë një protestë tjetër dhe në fund t’i thotë popullit:”Shpërndahuni të qetë nëpër shtëpia!”. Përballja me krimin qeveritar, siç akuzon opozita, kërkon përplasje me turma.
Ndryshe, të ikë në shtëpi dhe opozita!
KOHA JONË SONDAZH

