Nesër në gazetën “Koha Jone”: Edhe vendlindjen e Isa Boletinit do ta marrë Serbia!

Nesër në gazetën “Koha Jone” (varianti print) do të lexoni kryeartikullin: Edhe vendlindjen e Isa Boletinit do ta marrë Serbia!

Ja disa fragmente nga shkrimi i cili botohet nesër me datë 10 gusht 2018:

….Sipas ekspertëve serbë, negociatat 10 vjeçare Kosovë-Serbi në Bruksel kanë dështuar, pasi Beogradi nuk pranon njohjen e pavarësisë. Receta që jep shoqata është kjo: “Një pjesë e NATO dhe BE nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për këtë arsye, po sugjerojmë që nën kujdesin e Perëndimit negociatat duhet të organizohen me korrigjimi i vijës administrative midis Serbisë dhe Kosovës, që pak a shumë do të përfshinte komunat në veri të Kosovës (Mitrovica veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi) të banuara kryesisht nga popullsi serbe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studimi përdor të njëjtën gjuhë që përdori si risi Hashim Thaçi, “korigjim kufijsh”, vetëm se flet me detaje për pjesën që do të marrin serbët dhe jo për zgjerimin e hartës së Kosovës, siç pretendon presidenti Thaçi. Dhe çudia me e madhe, ose tradhtia, mbetet se tek ajo që kërkojnë serbët të marrin si shkëmbim nga Kosova është Kulla e Boletinëve, ku ka lindur me 15 janar 1864 Isa Boletini, një prej themeluesve të Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është kriminale, nëse ndodh. Heroi i Kosovës Isa Boletini ishte luftëtari që dha jetën për Shqipërinë dhe në veçanti për Kosovën. Ai u vra bashkë me shtatë nga njerëzit e tij në Podgoricë, mbi Urën e Moraçës, më 23 janar 1916.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra Kosova merr një pjesë të Luginës së Preshevës, por humbet 2/3 e Luginës në fjalë, si dhe heq dorë nga katër komunat në veri të Mitrovicës, ndër to edhe vendlindjen e Isa Boletinit. Po kështu humbet minierën e Trepçës dhe liqenin jetik për energjinë elektritike të krejt Kosovës, liqenin e Ujmanit….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?