Nesër në Tiranë do të vijë kryeministri i Luksemburgut, shoqërohet nga partneri i tij
Aktualitet E Enjte, 25 Gusht 2022 20:56
Kryeministri Edi Rama do të presë nesër (26 gusht) në një vizitë zyrtare kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. Në njoftimin e kryeministrisë bëhet e ditur se në orën orën 09:30 do të zhvillohet ceremonia e pritjes përpara Kryeministrisë. Ndërsa në orën 10:30 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp. Nuk dihet nëse kryeministri do të shoqërohet nga partneri i tij, Gauthier Destenay.