Nesër nis aktiviteti “Tirana lexon”, Godole: Rrëfime të historive të dhimbshme në diktaturë

Drejtoresha ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë(IDMC), Jonila Godole e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se nesër nis aktiviteti “Tirana lexon”.

Godole u shpreh se letërsia e kujtesës do të jetë në qendër të këtij edicioni, duke shtuar se në këtë aktivitet të përvitshëm letrar do të jenë të ftuar shkrimtarë që kanë shkruar një sërë veprash për memorien.

Tirana lexon fillon nesër. Është një aktivitet që fillon prej 6 vitesh, ka nisur që më 2014. Ne ishim fokusuar tek rinia. Fillimisht ishte maratonë leximi. Unë i quaj më shumë të vlefshme kur ka më tepër individë dhe shoqëria civile, pasi i jep një lloj lirie, nuk duket lexim me detyrim pra. Ne jemi mbështetur nga Ministria e Kulturës, por edhe nga shoqata të tjera ndërkombëtare. Festivali “Deti i bardhë” është bërë çdo dy vjet dhe sillte në Tiranë shkrimtarë të njohur.

Edhe Peter Handke ka qenë në listat tona për t’u ftuar. Fokusi është tek letërsia shqipe. Kemi një sërë autorësh shqip, edhe autorë të rinj. Do të ketë takime me autorë të rinj nesër, në prani të ministres së Kulturës. Do të kemi lexim me Lekë Tasin. Kemi Agron Tufën me poezi, ditën e premte në darkë dhe ditën e shtunë kemi Enkel Demin dhe Elvis Cergën.

Fokusi është pra Tirana. Lekë Tasi ka një libër, ku flitet për faktin sesi ai dhe familja e tij internohen dhe dëshmon kujtesën. Vetë zoti Lekë Tasi do të jetë i ftuar në Muzen Kombëtar paradite.  Rinia ka interes për këtë letërsi, atë të kujtesës, për historitë e dhimbshme në diktaturë. Zoti Tasi jep një paletë me personazhe dhe ia lë lexuesit që të arrijë në përfundime. Pse jo të ishte edhe në tekste shkollore, që të njohin më mirë se çfarë ka ndodhur. Ka pa fund rrëfime të jashtëzakonshme të të përndjekurve  në burgjet e komunizmit, të At Zef Pllumit, Fatos Lubonjës etj. Librat janë më shumë autobiografikë.  Kemi autorë të tjerë Flutura Acka, Elvira Dones, ka pasur edhe ajo libër të mirë për të tilla tema”, tha Godole.

SHKARKO APP