Nesër nis shkolla, Shahini mesazh për nxënësit: Ndiqni protokollet e sigurisë, që të mund të izolojmë Covid-19 (Video)

Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor, gjatë ditës së nesërme.

Shahini shprehet se nxënësit duhet që të respektojnë protokollet e sigurisë, duke shtuar se kështu mund të izolohet Covid-19.

Nesër të dashur nxënës është një ditë e madhe për ju. Kemi marrë masa për të siguruar një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. Duhet të ndiqni protokollet e sigurisë ndaj koronavirusit, që të mund të izolojmë Covidin.

I kemi të gjitha planet për këtë vit shkollor, sido të shkojë situata. Ju uroj shumë suksese dhe një vit sa më të mbarë shkollor”, shprehet Shahini ndër të tjera në mesazhin e saj.

SHKARKO APP