Falja e detit, Greqisë. Sot ora 11.00, protestë e shoqërisë civile para Kryeministrisë

Sot në orën 11:00 përpara godinës së Kryeministrisë do të zhvillohet një protestë e thirrur nga aktivistë të shoqërisë civile kundër faljes së detit nga Tirana zyrtare, Greqisë. Marrëveshja e fshehtë ku qeveria Rama po firmos për ti falur 12 milje det shqiptar, pra për t’ia kaluar Greqisë, ka shkaktuar revoltë në mbarë botën shqiptare.

Përveç politikës ka reaguar fort shoqeria civile. Këtë radhë, pa praninë e partive politike, shoqëria civile ka bërë thirrje të mblidhet këtë të shtunë, ora 11.00, para zyrës së kryeministrit Rama për të protestuar ndaj këtij akti tradhtie kombëtare, siç quhet nga media dhe politika. Ndërkohë ministri i jashtëm Bushati e ka kundërshtuar këtë akuzë, por nuk ka mohuar bisedimet për faljen e detit.

Protesta ka marrë mbështetjen edhe të grupimit “Tifozët Kuq e Zi”, që janë edhe mbështetësit më të zjarrtë të Kombëtares. Krejt rrjetet sociale janë mobilizuar për këtë protestë për të mbrojtur detin shqiptar nga falja që po parashikon kryeministri Rama t’ia japë Greqisë. Rrjetet sociale vlojnë nga thirrjet për tu bashkuar si dikur në vitin 2013 kundër armeve komike, para kryeministrisë, dhe për ta detyruar kryeministrin që të mos falë detin shqiptar në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prania e “Tifozeve Kuq e ZI” do jetë një motiv për më shumë protestues. Duket se këtë radhë tifozët kanë lënë mënjanë futbollin dhe do të mbështesin protestën kundër faljes së detit. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaroi se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare në territorin shqiptar. Në këto 12 milje territori detar shqiptar mësohet se janë edhe rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në krejt detin e Mesdheut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se sot në protestë do jetë publicisti i njohur shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti, i cili pritet të flasë para protestuesve.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?