Nesër PD riktehet në Kuvend, Nishani: Është bërë më e mbyllur se në 2005
Nesër Partia Demokratike do të rikthehet në Kuvend, dhe Bujar Nishani tregon edhe një tjetër shkakun që sipas tij ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
”Partia Demokratike është bërë më e mbyllur se në 2005. Është bërë më e vogël se PD e 2005. Nga PD janë larguar më shumë njerëz se në 2005, tregon se PD ka shkuar në kahun e kundërt”.
Nga ana tjetër, ish-presidenti nënvizon se përqendrimi i diskutimit politik te Sali Berisha dhe raporti i tij me grupin parlamentar të PD, ka dy sponsor me qëllime të përbashkëta.
”Ky debat në konceptin tim është një debat i sponsorizuar nga aleanca tashmë e dukshme Rama dhe Basha, pasi është një çështje që iu konvenon të dyja palëve në raport me situatën e tyre politike”.