Nesër përgatitet protestë në Tiranë për “Ballistin”, tifozët thirrje njëri-tjetrit

Ditën e djelë tifozët dhe mbështetës të Ismail Morinës, i njohur ndryshe si "Ballist Morina, do të mblidhet në Tiranë, në ora 12-00, për të protestuar dhe kërkuar që ai të dalë nga burgu.

Ata thonë se për lirimin nga qelia ku mbahet aktualisht Ismail Morina – “Ballistit”, ai që e ndjen veten Shqiptar dhe që është i poshtëruar nga serbët, duhet të jetë të gjithë në protestë ditën e diel tek Sheshi Skënderbej, Tiranë.”

Protesta do të zhvillohet disa orë para ndeshjes me Armeninë.

Prej dy ditësh tifozët, sidomos nga Kosova, i bëjnë thirrje njëri-tjetrit që të lajmërohen edhe shokët, familjarët, vajza, djem të mblidhen  sepse “vetëm kështu mund t’i fitojmë të drejtat tona si Komb.”-

– “Do të nxjerrim nga aty Ballist pasi t’i na nxore me kryet lart nga Beogradi dhe e meriton këtë gjë,” – thuhet në një njoftim nga organizatorët e protestës, që po qarkullon mes tifozëve të kombëtares, në rrjetet sociale.

Ismail Morina u kap me dy armë pa leje,  një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Gjykata vendosi ndaj tij burg pa afat, ndërsa Kodi Penal, parashikon nga 7 deri 15 vite burg për Morinën, nëse do të interpretohet ligji, ndonëse në gjyq ai u shfajësua se nuk ka kryer asnjë krim dhe armën e mbante për vetëmbrojtje pasi i është kërcënuar jeta.

Ismail Morina tha në gjyq se do të donte të ishte para një gjyakte serbe, jo shqiptare, pasi ai kërkohet edhe nga drejtësia e Serbisë. Ai shtoi se i mbante armët për vetëmbrojtje sepse është kërcënuar me jetë nga ekstremistët serbë dhe se kishte nje vit që nuk takonte familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët.

 

SHKARKO APP