Nesër protesta dhe vendimi për vulën e PD, Berisha: Nuk komentoj vendimin e 3 gjykatësve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se protesta që pritet të mbahet nesër nuk ka asnjë lidhje me vendimin që gjykata do të japë për çështjen e PD-së. Ai tha për “Opinion” se nuk bën asnjë koment për vendimin e gjykatësve. Ai u shpreh më tej se nuk ka pse të bëjë asnjë supozim për vendimin e nesërm të gjykatësve dhe se “nuk i shkon e as nuk ka ndërmend që të bëjë asnjë formë presioni ndaj gjykatës”.

Blendi Fevziu: Partia e Lirisë ka çuar sot kërkesën për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me emrin Partia e Lirisë. Nesër pritet të ketë një vendim gjykate nëse do të ketë për të ndarë çështjen e PD-së. Nëse ky vendim gjykate shtyhet, ose i jepet zotit Alibeaj, çfarë do të bëni ju me PD, si do të hyni në zgjedhje?

Sali Berisha: Tani nuk më shkon mua dhe nuk e kam ndërmend që të bëj asnjë formë presioni gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blendi Fevziu: Po u bëj pyetjen nëse?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sali Berisha: Nuk bëj unë asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen më absolute siç e kam shprehur që në asnjë kod të botës, ai që nuk është palë në proces gjyqësor nuk mund të legjitimohet. Unë më tutje dhe komente të tjera për vendimin e gjykatësve pasi protesta nuk ka asnjë lidhje me vendimin.

Blendi Fevziu: Ju thashë Partia e Lirisë ka çuar sot regjistrimin. N.q.s ju nuk e merrni  këtë nga gjykata. Vendosi gjykata nuk mori vendim, e shtyn në muajin Maj vendimin, çfarë do bëni?

Sali Berisha: Nuk kam pse të bëj asnjë supozim për vendimin e nesërm të 3 gjykatësve.

Blendi Fevziu: Si do shkoni se rrezikoni të mos hyni në zgjedhje?

Sali Berisha: Gjithçka kemi me Edi Ramën. Është Edi Rama, s’është gjykata.

Blendi Fevziu: Është Edi Rama, shkoni tek Rama sa të doni ai shkon bën poçe atje sipër, dhe problemi është si do hyni ju në zgjedhje?

Sali Berisha: Kështu mendonte dhe Ramiz Alia në ’91. Ky është revolucion që synon të përmbysë një monizëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?