Nesër seanca plenare, Kuvendi publikon projektligjet

Festa e Kurban Bajramit ka shtyrë Kuvendin e Shqipërisë që seancën parlamentare ta zhvillojë ditën e nesërme, datë 23.09.2015 dhe jo të enjten. Në një njoftim për mediet kuvendi ka publikuar dhe shkresën me çështjet që do të diskutohen nesër në seancë plenare.

Njoftimi mbi projektligjet dhe mbi temat që do diskutohen nesër në Kuvend.

 Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 17.9.2015 (neni 44, pika 2 Rregullore)

 Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3, Rregullore)

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”(nenet 73-77 Rregullore).

 Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (nenet 28 dhe 73-77 Rregullore).

 Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë” të ndryshuar”” (nenet 73-77 Rregullore).

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 10.273, datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik”(nenet 73-77 Rregullore).

Projektligji “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara” (nenet 73-77 Rregullore).(vazhdon shqyrtimi i projektligjit në komisione)

Projektligji “Për sektorin e gazit natyror” (nenet 73-77 Rregullore).

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën MLC të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për punën detare” 2006”(nenet 73-77 Rregullore).

Projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit të formës “BOT”(ndërtim shfrytëzim dhe transferim)të një porti të llojit MBM në Porto Romano, Durrës, ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM(MULTI BUOY MOORING)”(nenet 73-77 Rregullore).

Për votim: Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.2.2001 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 83, Kushtetutë)

 Njoftimi/Miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 28 shtator – 15 tetor 2015 (neni 27, Rregullore)

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës(neni 45, Rregullore)

SHKARKO APP